8 Dhjetor, 2017

Blendi Fevziu dhe Ben Blushi, ja si dukeshin para 27 vitesh dy miqtë e vjetër!


Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka kujtuar sot në ‘’Ditën e Rinisë’’,  8 dhjetorin e vitit 1990 me anë të një fotografie  studentore ku së bashku me miqtë dhe shokët e fakultetit ishin në kërkim të ëndrrës së lirisë dhe demokracisë së munguar. Pjesë e kësaj fotografie është edhe gazetari Blendi Fevziu. Kujtojmë këtu se Fevziu dhe Blushi e kanë deklaruar edhe më herët se kanë qenë shokë fakulteti, madje edhe sot vazhdojnë të ruajnë po të njëjtat raporte të një miqësie shumë të mirë dhe shfaqen shpesh bashkë në publik.

Po ajo që nuk dinim dhe na bëri përshtypje në këtë fotografi të të rinjve të Tiranës së fundvitit 1990 është fakti se ndryshimi fizik është mes atëherë dhe tani është shumë i dukshëm. Pas 27 vitesh ‘’dy studentët’’ e dikurshëm mbajnë mbi supe jo vetëm peshën e viteve, por Fevziu me kalimin e tyre ka humbur edhe flokët.

Postimi i plotë:

Në 8 Dhjetor 1990 u nisëm shumë. Sot 27 vjet më vonë jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur. Gëzuar të gjithëve!

 

/Panorama Plus/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al