4 Shtator, 2017

Blendi Fevziu rrëfehet për marrdhenien me gruan, ja çfarë më tha pas sherrit me Lamen!


Blendi Fevziu, gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” ka dhënë një intervistë në vigjilje të 7 shtatorit, datës kur emisioni i tij mbush plot 20 vite transmetim në ekranin e Tv Klan. Në një intervistë ekskluzive për “Revista Who” ai për herë të parë tregon edhe më shumë për raportin me gruan. Ines Fevziu gjithnjë ka ruajtur një profil të ulët publik duke mos preferuar të ekspozohet . Megjithëkëtë duket se Blendi ka një raport shumë të ngushtë me bashkëshorten. Blendi rrëfehet se ajo është shoqja e tij më e mirë, kritikja më e mirë e emisionit dhe gjithashtu citon mes të tjerash edhe mesazhin që Ines i kishte dërguar gjatë emisionit ku i ftuar ishte Artan Lame. “Pusho….pusho të thashë”, ishte batuta që pushtoi rrjetet sociale dhe u kthye në epopenë e ditëve me radhë. Më poshtë do lexoni mes rreshtash rrëfimin e shkurtër të Blendit për gruan e tij, shkëputur nga intervista e plotë.

20 vite “Opinion”, në një prej fotove të arkivës shfaqej dhe Ines, çka tregon se ajo ju ka ndjekur nga afër dikur, ndërkohë që vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet duke mbajtur një profil të ulët publik. Pse kjo zgjedhje?

B.F: Zgjedhje e saja. Nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti dhe as postimet në rrjete sociale. Edhe kur kërkoj të postoj foto me të në shumicën e kohës nuk pranon. Mbase është më mirë kështu, se imagjino të kishim të dy protagonizmin që kam unë.

Sa kritike ka qenë ajo ndaj intervistave, temave që trajtonit?

B.F: Zakonisht është gjithnjë kritike. Dikur i shihte më me vëmendje emisionet, por tani që vajza e dytë është ende e vogël kalon më shumë kohë me të.

Çfarë ju ka thënë përshembull kur ju e bëtë ‘të vdekur’ Lamen, duke i thënë “pusho”?

B.F: Mbaj mend që më çoi një mesazh ku thoshte pak e shumë: Je jashtë kontrollit, qetësohu. Nëse nuk e mban dot veten fut reklamë që të relaksohet situata. Kuptohet që unë e pashë pasi kishte mbaruar emisioni. Shumë më vonë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al