23 Shtator, 2017

Blendi Fevziu: “Shumicën e të ftuarve në Opinion kam dashur t’i rrah”


Sigurisht që mikrofoni i “Thumb” nuk mund të mungonte në një nga eventet më të njohura të kryeqytetit, pikërisht në ceremoninë e 20 vjetorit të Opinion. Aty ndonëse gjithë kohës i zënë duke drejtuar emisionin e duke mikpritur të ftuarit, Blendi Fevziu i ka kushtuar disa minuta intervistë “Thumb”-it.

Pyetjes thumbuese së cilin nga personazhet e ftuar do të dontë ‘të rrihte’ përveç Artan Lames, Fevziu i është përgjigjur: “Shumicën e tyre kam dashur t’i rrah” – duke qeshur sigurisht.

 

Ndërkohë ai ka treguar se nuk ka qenë aspak e vështirë që t’i mblidhte të ftuarit në ceremoni pasi ata kanë ardhur me qejf dhe janë miq të emisionit prej vitesh tashmë.

Gjithashtu Fevziu ka treguar se nuk do donte të bënte ndonjë emision tjetër përveç “Opinion”-it duke qëndruar fanatik i emisionit që vetë ideoi 20 vite më parë. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al