10 Nëntor, 2017

Bleona habit fansat, filmon veten gjatë procesit intim të ngrirjes së vezëve për të shmangur shtatzëninë


Bleona Qereti njihet si një ndër personazhet e cila nuk ka aspak komplekse dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, detaje nga jeta e saj private. Shpesh herë ajo është parë të bëj video live teksa tregon se si kujdeset për lëkurën, make-up apo çfarëdo veprimi tjetër që mund të bëj në përditshmërinë e saj.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka filmuar veten gjatë një procesi shumë intim, teksa ka treguar procedurën e ngrirjes së vezëve të saj për të mos mbetur shtatzënë deri në një moment të caktuar.

Ajo shihet duke injektuar disa medikamente në pjesën fundore të barkut, ndërsa bashkangjitur videos shprehet:

“Jam shumë e emocionuar për të ndarë me ju udhëtimin tim për të ngrirë vezët e mia! Kjo procedurë ka qenë një avancim kaq i rëndësishëm për gratë që kanë përparësi karrierën e tyre. Unë do të postoj përditësime në procedurën aktuale nesër!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al