15 Nëntor, 2017

Bleona kërkesë drejtuar ‘’zotërisë perfekt’’, komenti i Ermal Mamaqit është epik


Bleona Qeretin sidomos kohët e fundit jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të guximshme dhe protagoniste në lajmet rozë me anë të postimeve apo deklaratave të saj. Këngëtarja ka postuar një foto mjaft seksi në Instagram ku duket vetëm me reçipeta dhe ku nuk mungojnë as komentet pikante dhe admiruese të gjinisë mashkullore të ndjekësve.

Ajo duket se është në kërkim të një mashkulli perfekt dhe këtë e ka shkuar  edhe në diçiturën e fotografisë që i referohet “Zotërisë Perfekt”. Bleona kërkon autonomi të plotë në lidhje dhe ta trajtojë si një njeri me të drejta të barabarta.

Këtij statusi nuk mund të mos i shpëtonte moderatori Ermal Mamaqi, i cili i ka lënë një koment vërtet epik në foto:“Lum kush do të të marrë, për fare”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al