Këngëtarja Bleona Qereti planifikon të martohet dhe të bëhet nënë. Artistja ka rrëfyer se tashmë karrierën e saj e ka vendosur në vijë dhe do të fokusohet në jetën private.
“Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë”, u shpreh Bleona Qereti, duke u premtuar prindërve të saj “do të merrem seriozisht me këtë punë”.
Por, këngëtarja shtoi se “janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti”.
“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë.
Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti.
Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim dhe i premtoj edhe Olit dhe Nazmiut që do merrem seriozisht me këtë punë pasi të dalin videot dhe këngët”, tha ajo në Top Albania Radio.