Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua eventi surprizues i vitit “American Music Awards” , ku u ndanë disa çmime në kategori të ndryshme. Në këtë organizim shumë të rëndësishëm për publikun dhe tregun muzikor amerikan, ishin të ftuara edhe dy këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Bleona Qereti.
Prestigjiozja “Daily Mail” ndërsa ka realizuar një artikull mbi të veshurit më ‘’in’’ dhe ‘’out’’ në parakalimin e tapetit të kuq, i ka kategorizuar dy këngëtaret shqiptare si të veshura keq. Tabloidi madje ka ironizuar duke shkruar: “Halloween ishte muajin e kaluar!”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al