9 Mars, 2022

Bleona Qerreti nuk kursehet për daljet publike, ja sa kushtoi veshja e saj e fundit


Është thuajse e pamundur që Bleona Qerretin mos ta shohim në çdo dalje të sajën sensuale dhe ekstravagante.

Por natyrisht që kur flasim për këngëtaren, e dimë që veshjet e saj kanë një çmim të ‘kripur’. E tillë ka qenë edhe dalja e saj e fundit në “Love Story” . Këngëtarja është shfaqur e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.

Faqja “Mes për mes” në Instagram, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro. Ndërkohë, ajo kishte vendosur edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al