10 Shtator, 2024

Publiku donte ti shihte bashkë! Dy ish-banorët e Big Brother nuk ndiqen më as në rrjetet sociale


Ish konkurrenti finalist i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Blerando po vazhdon të jetë aktiv në mediat sociale. Madje, ai po tregohet i vëmendshëm  edhe në menaxhimin e listës së personave që ndjek në llogarinë e tij të Instagramit.

Së fundmi Blerando i ka eliminuar disa prej vajzave bashkë protagoniste në BBVK. Lista e personave që ai hoqi nga Instagrami, përfshin Shqipen, Santianën e Vesën. Arsyet akoma nuk dihet, megjithatë ai vazhdon të ndjekë mbi 500 persona të tjerë, përfshirë plot vajza.

Gjithsesi, Blerando dhe Shqipja kanë qenë në fokus të ndjekësve për shkak të marrëdhënies së tyre të krijuar në BBVK, dhe ndjenjave mikse që s’arritën t’i definojnë kurrë për publikun. Mori shumë kohë derisa ata ndoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale, ku më pas Shqipja dhe u shfaq në njërin nga klipet e këngës së Blerandos, por tani duket sikur raporti i tyre është krisur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al