10 Nëntor, 2017

Blero fshin duetin me Morenën, çfarë po ndodh me këngëtarët?


Para disa ditësh këngëtari Blero Muharremi publikoi duetin me Albulena Ukajn, por, më pas e fshiu klipin për disa arsye personale të tij. Më pas ai këtë këngë e solli në versionin solo, duke zëvëndësuar pjesët e Albulenës.

E një fat të tillë, siç duket e ka pasur edhe projekti me Morenën ‘My Love’. Nëse kërkohet në Youtube klipi origjinal i kësaj kënge nuk gjendet, duke lënë përshtypje se Blero, ose Morena e kanë fshirë këtë këngë e cila gjendet vetëm në Dailymotion!

Po ashtu, dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nga kjo kuptohet se ata nuk kanë kontakt mes tyre. Se çka ka ndodhur në raportin Muharremi-Taraku, e dinë personat në fjalë, shkruan Lajmi.

Kujtojmë që Morena vite më parë ishte bërë temë e medieve rozë si shkaktare e ndarjes së Bleros dhe Teutës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al