Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka folur rreth lajmeve që kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit mbi ndarjen e tij nga Afrona Dika.
Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.
“Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero i ftuar në “Shqipëria Live”.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi u vu re se ai dhe Afrona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. Dyshja fillimisht fshiu vetëm fotot e përbashkëta por vijoi të ndiqej në këtë rrjet sociale. Para disa ditësh, këngëtari ishte në Zvicër ku pati dyshime se mund të jetë takuar me Afronën dhe sqaruar. Por, pas këtij veprimi nuk ka më vend për dyshime.
Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.
Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al