Aplikacioni i takimeve, Tinder, po bën një përditësim të ri përmes së cilit synon që t’i ndihmojë përdoruesit “të krijojnë lidhje njerëzore”.
Opsioni i ri quhet “Blind Date”, dhe u mundëson njerëzve që të komunikojnë në lidhje me zakonet, stilin e jetës, karakterin apo personalitetin para se të shikojnë pamjen fizike.
Në lidhje me përditësimin, kompania tha se janë frymëzuar nga zakonet e takimeve të njerëzve të lindur para ose në vitet ’97, të cilët vlerësojnë origjinalitetin dhe personalitetin.
Kompania tha se ky ndryshim është frymëzuar nga zakonet e takimeve të Gen Z – njerëz të lindur në ose pas 1997 – të cilët “vlerësojnë origjinalitetin”.
“Ka diçka vërtet të veçantë për të lejuar që biseda të prezantojë personalitetin e dikujt, pa paragjykimet që mund të bëhen nga fotot,” tha, nënkryetari i inovacionit të produkteve në Tinder, Kyle Miller
Përdoruesit e Tinder në këto “takime” do të mund të shohin fotot e njëri-tjetrit vetëm nëse të dy vendosin se janë një “match” (përputhje).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al