13 Shkurt, 2022

Blogeri i njohur është i bindur se ky detaj i Bora Zemanit, është një mesazh për Donald Veshjan


 

Dhe vazhdon e vazhdon pa mbarim telenovela Bora-Donald, ku skenaristët janë ata mijëra fansa të dy personazheve të njohur, të cilët shohin me vemendje ccdo detaj dhe analizojnë ccdo fjalë të protagonistëve të kësaj thashethemnaje të madhe.

 

Mbrëmjen e kaluar, në “Përputhen Prime”, Bora zgjodhi të veshë një palë pantallona me gurë të shndritshëm dhe një xhaketë e cila ishte e mbuluar po ashtu nga gurë në pjesën e sipërme.

 

Në fakt moderatorja për këtë “look” është frymëzuar nga aktorja Zendaya. Kjo e fundit është aktorja e cila në filmin “Spiderman” ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.

Ky personazh është lidhur jo rrallë herë me Donaldin, i cili ka thënë se është i preferuara i tij. Gjithashtu në parashutën që hyri në “BB VIP” në ditëlindjen e moderatores, me datën e shënuar, ndodhej pikërisht foto e Spiderman me të dashurën e tij dhe puthja ikonike.

Këto detaje i ka shpërndarë edhe gazetari Olti Curri i cili është bërë këto muaj opinionisti jashtë “Big Brother VIP”.
“Bëjëni lidhjen vetë”, shkruan ia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al