‘’Të gjitha nga vajzat këtu do hanë dajak pasi të shkojnë në shtëpi’’,- kjo ishte deklarata bomb e Robert Aliajt gjatë mbrëmjes së sotme të puntatës së ‘Dance with me’. Ai është shprehur se shoqëria shqiptare është një shoqëri konservatore dhe kjo ndikon që një pjesë e madhe e femrave konkurrente të spektaklit nuk mund ta shprehin gjithë emocionalitetin që do kërcimi.
Ai i tha këto nisur nga kërcimi i Xhenit dhe Bernardit, që sipas tij nuk ishte një kërcim me doza emocionaliteti dhe romantizmi edhe pse ata janë çift në jetën reale. Më pas fjalia e tij ka shkaktuar shumë debat ,ku u përfshi edhe Fiori Dardha , e cila tha se Roberti duhet të kërkojë falje sepse me këtë shprehi ka ofenduar çdo pjesëmarrëse dhe ka prekur familjet e tyre. “ Për të përfituar gjithë vëmendjen ne shesim edhe b…, edhe mbathjet e gruas’’- përfundoi Roberti i rebeluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al