11 Qershor, 2022

Bora dhe Donaldi, “përballë” në spektaklin e ri të kërcimit/ Çifti rikthehet në skenë së bashku, mes tyre Ilir Shaqiri


“Telenovela” Bora- Donald mban mbërthyer shqiptarët prej muajsh tashmë. Çifti, i cili është ribashkuar së fundmi, duket se ka zgjedhur ta mbajë sa më intim këtë pajtim, aq sa edhe takimet e tyre i bëjnë jashtë Shqipërie.

 

Por teksa të gjithë janë të etur t’i shikojnë sërish së bashku, një skenar i ngjashëm ka gjasa të ndodhë në sezonin e ri televiziv. Prej javësh po përflitet se Bora Zemani do të largohet nga “Përputhen”.

Bora Zemani shënjoi një tjetër pikë të karrierës së saj, ku përgjatë dy viteve moderoi emisionin dedikuar dashurisë. Por gjasat janë që ky rrugëtim i saj mund të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në “Top Media” po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing With the Stars” pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deritanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit. Ndërkohë “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi. Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët. Kjo nuk është hera e parë që Donaldi merr pjesë në një sfidë kërcimi. Edhe vite më parë, aktori ishte pjesë e “Dance With me”, ku si partnere kishte pikërisht Monika Lubonjën.

donald-veshaj-bora-zemani-panoramaplus

Kanë qenë pikërisht këto momentet, ku Donaldi dhe Bora nisën raportin e tyre. Duket se tashmë që ribashkimi është konfirmuar, do të jetë sërish një sfidë kërcimi që do të bëjë bashkë dy “kolegët”.

Megjithatë, gjithçka është ende në fazat e para dhe do të na duhet të presim minimumi shtatorin për të parë se si do të konkretizohet vijimi i “telenovelës” mes tyre.

Shto këtu faktin që pjesë e këtij formati do të jetë edhe Ilir Shaqiri, çfarë pritet të vijojë me batutat dhe “armiqësitë” e tij me rivalin nga Big Brother.

Ditët e fundit vëmendja për Borën dhe Donaldin është shtuar, kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëritjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

Dyshja u arratis drejt shtetit fqinj, ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëritjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas, të tjera foto qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçave të bluzës. Por pa sukses. Në “TikTok” është shpërndarë një video ku Bora dhe djali i saj, Arbori, shihen se kanë nxjerrë shëtitje qenin e Donaldit. Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP”, aktorit iu dërgua në shtëpi qeni i tij dhe kjo nuk u ka ikur nga memoria njerëzve.

bora-ilir-3fral0luiw9goopfucnf28

Ndërkaq, ishte Gjiko, teksa ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” dhe në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donaldit dhe Borës. Ndërsa po zhvillonin një sfidë me “Freestyle”, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë”. “Boll e fshehe, se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”, u shpreh Gjiko.

Nga ana tjetër, Donaldi preferoi të mos flasë, duke mos pohuar apo mohuar, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur, mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit. Në postimin e fundit që Bora ndau në “Instagram”, njerëzit shpërthyen në komente negative.

Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në “TikTok”, ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se:

“Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur, atëherë mos thuaj gjë fare”. Mesazhi dukshëm është për kritikuesit, dhe ndjekësit e saj e kanë kuptuar këtë gjë. Disa i shkruajnë që mos të ndikohen nga ata: “Askush mos të shajë Borën, se është inspirim”. “Mos shiko çfarë thonë njerëzit, jeto jetën si të duash”.

donaldi-konfirmon-ribashkimin-bora-3fr9ajpnbfsbesm5n55iww

“Nuk kanë bërë asgjë në jetë dhe të përmendin ty për pak famë”. “Po të plas ty se çfarë thonë. Qentë le të lehin, karvani ecën para”. Të tjerë nuk e fshehin zhgënjimin: “Vajzë, ti na zhgënjeve”. “Nëse ti nuk mund të thuash asgjë të vërtetë, por vetëm gënjeshtra, atëherë mos thuaj gjë fare”.

Ndërkohë, Bora ka fshirë edhe postimin e shumëkomentuar sikurse mund të shihni. Shumë njerëz i akuzojnë si “manipulues” që kanë bërë gjithçka për vëmendje. Të tjerë i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre, ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë. Ja disa nga komentet:

“Realisht të kam mbështetur dhe të dija më të fortë në karakter, dhe jo aq mendjelehtë sa të luajë me ty sa herë t’i dojë qejfi atij. Bile tradhtia publike meritonte pak më shumë të reflektoje se je 30 jo 20″.

borazemani

“E ke dh* gjithë punën nëse i ke dhënë mundësi tjetër. Nuk e meriton se të uli në sy të të gjithëve. Imagjino çfarë bën fshehurazi servili. Nuk ka fytyrë ai, ti meriton më shumë”.

“Vazhdo kështu, vetëm të lutem mos e fal tradhtinë, sepse ai idiot nuk të meriton ty, as Trixën, sepse të dyjave ju premtoi, të dyjave ju tradhtoi, idioti. Unë besoj në ty. E di se ti nuk je një femër e ulët, dhe nuk je pa karakter me i dhënë mundësi atij idioti. Edhe bëhu e sinqertë, tregoju njerëzve që nuk je me të. Mos i ul vlerat vetes, as karakterin që ke, mendo për familjen tënde, djalin. Se ai tradhtar emër s’ka edhe mos të lutet me ty ai kur do, tradhton kur do të afrohet. Mos e lejooooo, se nuk je një femër pa karakter”.

“A je kthyer a ahahhahahah, pse e ule veten aq shumë”.

donald bora trixa

“O erdhi prapë stili fshataresk, se kishe bërë ca ditë mungesa. Ta di ‘Prada’ kush e vesh, do të mbyllë prodhimin, do të falimentojë”.

“Ja dhe gënjeshtrat qe s’jemi bashkë i dolën sheshit… Çfarë do të shpikësh tani për vëmendje women? Oh ndonjë shtatzëni ose abort besoj… pfff”.

“Moj grua, me çfarë fytyre do ta prezantosh përsëri të njëjtin ‘dashnor’, Donaldin, te prindërit, vëllai dhe djali, që të ofendoi e të uli për tokë në mënyrën më të keqe para një Shqiptarie… BORA.

“Prindër të dashur, JA I DASHURI IM I RI” dhe ata ‘Bravo vajza jonë e mençur’ do thonë e do mburren…. uppsss harrova me FALNI se ju s’keni fytyrë për TURP, kryesore të keni lekë!!! Dhe ju LUTEM mos bëni FEMIJE se me dhimbset se do ngelë edhe ai rrugëve si i pari, sepse fëmijët nuk kanë asnjë faj!!! Gjynah për fëmijët që kanë prindër si ju!!”.

Nga ana tjetër, Beatrix duket se ka pranuar situatën dhe po shijon famën. Por sërish nuk nguron të thumbojë herë pas here ish-të dashurin e saj. Këngëtarja nga Kosova, e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj dhe publikoi këngën e saj më të re “Vonë”, që padyshim mund të themi që është një dedikim për Donald Veshajn.

bora-zemani

“Kur e pate, nuk dite, s’e mbajte”, këndon Trixa në një fragment.

“Jo nuk e gjej te ti një ndjenjë, je fake”, thotë ajo më tej. Ju kujtojmë që në një intervistë të shkurtër një javë më parë, pyetjes nëse është penduar për ndonjë gjë në BBV, Beatrix Ramosaj iu përgjigj kështu:

“Nuk jam pishman. Fare nuk jam, çdo gjë që e bëj nëse e kam ndier në moment…. Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas, e vetmja gjë që do t’i thosha vetes sime, do të ishte që të mos kisha aq shumë frikë, ndoshta ta shijoja më shumë atë eksperiencë”.

Duket se tashmë të gjitha palët e përfshira në këtë trinom, kanë gjetur “paqe”, duke nisur kështu një jetë të re dhe për të parë nëse kjo histori do të vijojë sërish në sytë e publikut, do të na duhet të presim sezonin e ri televiziv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al