13 Mars, 2021

Bora Zemani publikon foto krah Donald Veshaj teksa… Ja si çifti i shpreh dashurinë njëri-tjetrit


Bora Zemani dhe Donald Veshaj po përjetojnë një histori të bukur dashurie krah njëri-tjetrit.

bora zemani donald veshaj (7)

Pavarësisht se herë pas here janë përfolur për ndarje, dyshja janë bashkë dhe shumë të lumtur.

Këtë na e ka treguar edhe mbrëmë moderatorja, e cila ka postuar disa imazhe sa të ëmbla, aq edhe gazmore me aktorin e humorit.

bora zemani donald veshaj (14)

Në imazhin e parë bardh e zi të publikuar në Instastory nga Bora, shihet që ajo i ka “shtrënguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit ka etiketuar Donaldin dhe e ka pyetur: “Kështu?”.

bora zemani donald veshaj (10)

Ndërsa në imazhin e dytë është Donaldi ai që ka “shtrënguar” Borën nga buzët, teksa kjo e fundit shkroi: “Apo kështu?”.

bora zemani donald veshaj (5)

Ndërkohë, në fotot e ripostuara nga Donaldi në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i ka dhënë një “përgjigje” Borës, duke zgjedhur imazhin e dytë.

bora zemani donald veshaj (3)

Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora tha se Donaldi është dashuria e jetës së saj. Ndërkohë, moderatorja është edhe nënë e një djali Arbor, i cili ka lindur nga martesa e saj e parë me Vin Velin.

bora zemani donald veshaj (11) bora zemani donald veshaj (9) bora zemani donald veshaj (2) bora zemani donald veshaj (8) bora zemani donald veshaj (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al