Bora Zemani është në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe për atë private.
Moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh foto e video që tërheqin vëmendjen e shumë ndjekësve, por jo vetëm.
Së fundmi, në një imazh të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, Bora ka marrë një koment pozitiv nga avokati i njohur Spartak Ngjela.
Moderatorja shihej e veshur me një “hoodie” ngjyrë rozë, me flokë të kapura mbrapa dhe me make up profesional në fytyrë, që i theksonte tiparet e bukura.
Mes komenteve të shumta, ishte pikërisht ai i Ngjelës që ra në sy, në të cilin shkruhej:
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.
Bora nuk i është përgjigjur këtij komenti, megjithatë, të shumtë kanë qenë fansat e këngëtares që i kanë kthyer përgjigje Ngjelës.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Bora tregoi se ka vendosur të mos flasë më fare për jetën e saj private.
Ky vendim erdhi pak ditë pasi në rrjet po qarkullonin zërat se ajo dhe Donald Veshaj i kishin dhënë fund lidhjes së tyre dhe shkak ishte bërë xhelozia e aktorit ndaj moderatores.
Bora është nënë e një djali, Arborit, i cili erdhi në jetë nga marrëdhënia e saj me ish-partnerin, Vin Veli, me të cilin ruan raporte të mira për shkak të djalit.
Nga ana tjetër, avokati ka treguar më parë arsyen pse nuk është martuar:
“Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë. Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë“.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al