Legjenda e rokut francez, i njohur nëpër botë me nofkën ‘’Ylli i Francës’’ ndërroi jetë. Johnny Hallyday vdiq në moshën 74-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin në mushkëri. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua për mediat nga bashkëshortja Leticia.
Gjatë karrierës së tij ai shiti rreth 100 milionë albume dhe mori pjesë në disa filma. Në vitin 1997, presidenti Zhak Shirak e bëri këngëtarin Kavalier të Legjionit të Nderit, megjithëse jashtë botës frankofone ai nuk ishte shumë i njohur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al