Në Are të Suedisë po zhvillohet kampionati botëror i skive, eventi më i rëndësishëm i sportit të dëborës. Në këtë aktivitet sigurisht nuk mund të mungojnë as incidentet.
I fundit ishte rrëzimi i sportisteve amerikane Lindsei Von dhe Lauren Ros. Lindsei pësoi një hematomë në syrin e djathtë, ndërkohë Lauren u dëmtua te të pasmet, duke marrë një të nxirë të madhe. Megjithatë, dy skiatoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e morën me sportivitet këtë ngjarje. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Lindsei Von shkruan:
“Nesër ku i dihet se çfarë ngjyre do të jenë”, shprehet skiatorja duke iu referuar dëmtimit që kolegia e saj pësoi te të pasmet. Këtë postim ajo e shoqëron edhe me një foto “hot”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al