28 Shtator, 2017

Braçe i hedh dorën në qafë Kodhelit, ç’po kurdisin në shkallë dy deputetët


Nëse kishte një suprizë nga qeveria ‘’Rama 2” ishte padyshim lënia jashtë një portofoli ministror për Mimi Kodhelin.

Kodheli është parë dhe ka qenë aktive gati çdo seancë parlamentare me qëndrimet e saja mbi çështjet e rendit të ditës. E njëjta gjë edhe për Erion Braçen , i cili në çdo legjislaturë të parlamenti ka qenë nga deputetët më shumë aktiv.

Por si Mimi ashtu edhe Erioni, duket se jashtë dyerve të Parlamentit janë më të afërt dhe më të çliruar sesa brenda. Paparaci i Panorama i ka fotografuar ata në hyrje të Parlamentit ku janë ulur për të biseduar, por siç duket edhe nga fotot Mimi është duke i treguar diçka në telefonin  e saj, çka e ka bërë Erionin me vështrimin gjithë sy e vesh nga telefoni i saj.

Madje ky moment i shpenguar dhe relaksi ka bërë që Erioni t’i hedhë dorën në qafë Mimit, sa duket sikur kolegët e vjetër po ndajnë ndonjë ’sekret’ me  njëri-tjetrit.

Ndoshta me largimin e Kodhelit nga Ministria e Mbrojtjes dhe me impenjimin e pakët të Braçes në qeverisjen e PS, ata kanë shumë për të folur, si politikisht, po ashtu edhe si miq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al