Brad Pitt, është pa diskutim një prej aktorëve dhe producentëve më të njohur në botë duke numëruar sot shumë çmime si një nga njerëzit më protagonistë dhe më të fuqishëm të industrisë së filmit në Amerikë. Por, jo gjithmonë Brad ka punuar si aktor dhe ka bërë jetë luksi! Për të nxjerrë disa të holla në rininë e tij, Brad Pitt vishej si një maskotë dhe dilte në vende publike.
Ndërsa sot, nëse një revistë kërkon t’a ketë imazhin e tij në kopertinë, i duhet të paguajnë mbi një milionë dollarë! Për disa vite, ai u citua si njeriu më tërheqës në botë nga media të ndryshme dhe jeta e tij personale është temë e një publiciteti të gjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al