22 Qershor, 2022

Brad Pitt flet për karrierën në aktrim: E konsideroj veten në fazën time të fundit


Brad Pitt ka shqetësuar fansat e tij pasi deklaroi në një intervistë la të kuptohej se po i afrohet pensionit pas më shumë se 30 vitesh në industrinë e argëtimit.

“Unë e konsideroj veten në këmbën time të fundit ( në përfundim të karrierës)” tha aktori në kopertinën e gushtit 2022 të revistës GQ, ndërsa reflekton se çfarë dëshiron të bëjë me fazat e fundit të karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme.

Pitt shpjegoi se ai po përpiqet të mendojë me kujdes për atë që ka përpara në fazat e fundit të karrierës së tij:

“Unë e konsideroj veten në fazën time të fundit, këtë semestër apo tremujor të fundit. Cili do të jetë ky seksion? Dhe si dua ta dizajnoj atë?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by British GQ (@britishgq)

Pitt, i cili e filloi aktrimin në moshën 22 vjeçare, ka luajtur në filma ikonë si “Fight Club”, “Moneyball”, “Once Upon a Time in Hollyëood” dhe seritë “Ocean’s Eleven”.

“Unë jam një nga ato krijesa që flas përmes artit,” vazhdoi ai. “Unë thjesht dua të bëj gjithmonë këtë. Nëse nuk po bëj, do të vdes në një farë mënyre.”

Ndërsa fituesi i Oskarit nuk ka hequr dorë ende nga puna, ai ka lënë diçka tjetër: cigaren. Pitt i tha revistës se ai vendosi të linte duhanin gjatë pandemisë COVID-19 sepse është “në atë moshë kur asgjë e mirë nuk vjen prej saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al