15 Shtator, 2017

Brad Pitt ka një profesion të ri, transferohet në Kroaci


Në cv e tij Brad Pitt ka shtuar edhe një profesion tjetër: ndërtues hotelesh.

Tashmë është CEO i një rezorti luksoz në Kroaci. Çfarë? Sipas Esquire.com dhe Telegraph, aktori amerikan është transferuar në qytetin e vogël të Zablaces në Kroaci, për të ndërtuar një fshat turistik, plani i të cilit parashikon: një hotel luksi, një fushtë golfi, shumë dyqane dhe restorante.

Kostoja e projektit? 1,5 miliardë dollarë.

Nikola Bašić, një arkitekt kroat, pjesë e këtij projekti, i është bashkuar yllit të kinemasë në një tur të ishullit gjatë javës së shkuar.

I njëjti arkitekt ka krijuar Sea Organ, gjithmonë në Kroaci, një strukturë gjigande shkallësh mbi det, që shfrytëzon  materialet e përdorura dhe animin e shkallës, për të prodhuar muzikë në mënyrë natyrale.

 

Plani “Pitt” parashikon, veç të tjerash, edhe ndërtimin e shkollave dhe klinikave në brendësi të resortit.

 

Nuk është bërë ende e ditur data e fillimit të punimeve, por e sigurt është që fondi i investimeve zviceranë TFI Holding ka investuar tashmë 70 milionë dollarë për idenë e aktorit.

 

Ne që e kemi kaq pranë Kroacinë mund të kemi mundësinë të kalojmë pushimet në hotelin e tij. Imagjino të shohësh Brad Pitt nëpër shkallë!/TP/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al