1 Shtator, 2017

Brad Pitt rikthehet për herë të parë në punë pas ndarjes nga Angelina


Burime për të përditshmet amerikane bëjnë me dije se Brad Pitt është kthyer në punë pas ndarjes me Angelina Jolie, duke iu kthyer në këtë mënyrë normalitetit. Por jo çdo gjë duket normale, pasi po i njëjti burim konfirmon se aktorit i mungojnë shumë  gjashtë fëmijët e tij. Megjithëse ka kaluar më pak se një vit që kur Angelina i kërkoi divorcin Brad Pitt-it, duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. Sidomos kur ke parë një familje perfekte të rëshkasë nga skandali në skandal. Tashmë, Brad-i është kthyer në punë për herë të parë pas lajmeve për divorcin dhe ky përbën një ndryshim ripërtëritës për të.

Burime pranë tij thonë se : “Brad ka filluar projektin e tij të parë të madh që pas ndarjes. Ai është i lumtur që është një aktor i pavarur përsëri, sepse për shumë vite ai vuajti këshillat dhe vërejtjet e vazhdueshme të Angeline-s dhe shpesh opinionet e pakërkuara rreth punës së tij”.Edhe pse Brad-it mund t’i mungojë disi Angelina, tashmë që ai i është kthyer punës, e sigurt që nuk i mungon kriticizmi i saj, por i mungon koha kur kthehej pranë familjes. Ai kishte nevojë për kohë dhe hapsirë që të rimëkëmbej pas ndarjes së tmerrshme me familjen e tij. Tani që më në fund ka vendosur të rikthehet në punë, i vjen ndërmend sa i vetmuar është.

Shpresojmë që ai të mund t’i shohë  fëmijët e tij së shpejti!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al