Brad Pitt është rikthyer në sheshxhirim për filmin e ri të tij, por këtë herë vëmendjen e tërhoqi truproja i aktorit.
53-vjeçari u errësua nga hija e truprojes së vet, megjithëse vetë aktori është mbi 180 centimetra i gjatë. Truproja e tij sikundër duket edhe nga fotografia është një supergjigand.
Sa i takon filmit, Pitt luan rolin e Roy McBride, një astronaut që udhëton nëpër sistemin diellor për të gjetur të atin, i nisur për një mision në kërkim të jetës inteligjente në Neptun.
Ky është një film sa fantastiko-shkencor, po aq ka edhe elementët e thrillerit. Pyetja e madhe që shtrohet është se përse i duhet Brad-it një truprojë gjigande? Kujt frike i druhet ai?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al