18 Janar, 2020

Braktisi televizionin për familjen, Brunilda Lahe pozon si Audrey Hepburn me vajzën 1 muajshe


Një muaj më parë, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë, pasi vendosi të braktiste punën në televizion e për t’iu përkushtuar me kohë të plotë familjes. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Hana.

Dje, Brunilda ka zgjedhur ta festojë këtë ditë me një set fotografik të bukur, frymëzuar nga “Breakfast at Tiffanys”.

“Sa shpejt kaloi një muaj me ty e vogla ime, dashuri e madhe! Më duket sikur ishte dje momenti kur të putha për të parën herë. Ti më ke rrëmbyer çdo qelizë e mendim, aq sa nuk e kujtoj më se si ishte dita e jeta ime përpara se të vije ti. Çdo përjetim këtë muaj ka qenë më i thellë; edhe lumturia, edhe shqetësimi, edhe frika… Ti po më mëson kaq shumë”, shkruan Brunilda në foton ku e vogla shfaqet e shtrirë dhe vetë moderatorja pozon e veshur si Audrey Hepburn.

 

Kujtojmë që para se të bëhej nënë, Brunilda Lahe ka prezantuar për katër vite programin “Living”, fillimisht me partner Xhani Shqerrën dhe më pas Arjon Muçën.

“’My Living’, prej 4 vitesh më jep mundësinë të takoj personazhe që kanë një stil të bukur jetese, kanë pasione që u kushtohen pa kushte dhe janë krijues. Prej tyre kam mësuar sekretin: të fokusohesh te vetja dhe tek ajo që të bën të lumtur. Ndihem me shumë fat që kam takuar secilin prej tyre”, u shpreh në intervistën e veçantë që Lahe dha pak kohë më parë për “Panorama Plus”. /Panoramaplus.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al