23 Janar, 2024

“Brekët, shko hiqja gruas tënde”/ Vazhdon debati mes dy aktorëve! Julian Deda: E paedukuar, njeri me 16 fytyra! Egla Ceno: Kërkoj ndjesë për…


Debati për brekët mes dy aktorëve, Julian Deda dhe Egla Ceno ka vazhduar edhe gjatë spektaklit të Big Brother VIP.

Aktori Deda mësoi se kolegia e tij i kishte përmendur edhe gruan. Kjo e preku atë duke e quajtur Eglen njeri me 16 fytyra, ndërsa i shpreh se nuk do të ketë me asnjë komunikim me të.

Nga ana tjetër, Egla kërkoi falje bashkëshortes së Julit, që e kishte përmendur, por edhe publikut, ndërsa i qëndroi mendimit me aktorin.

Julian Deda: Njeri jo normal dhe e paedukuar, më çudit Romeo pasi e ka përqafu, unë kurrë nuk mbështes dhe përqafoj. Nuk merret me të mirë një person që thotë hale, pijanec, idiot, njerëzit e shohin, gjendjen e saj mendore herë pas here, unë nuk e dija që një kolege e imja për të cilën gjysma e shtëpisë paska respekt nuk e dija që do të shkonte në këtë pikë deri tek familjarët, qenka njeri me 16 fytyra, nuk dua të kem marrëdhënie me të.

Egla Ceno: Unë kërkoj ndjesë që e përmenda, ia thashë atij, më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer. Ai më tall kur jam pak delikate, sapo tha që situata ime mendore nuk i duket në rregull, i kërkoj ndjesë publikut për atë fjalor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al