Çfarë ndodh në Vegas nuk mbetet gjithmonë në Vegas!
Të paktën kjo ka ndodhur me Kourtney Kardashian dhe Travis Barker që vizituan një kishëz në Las Vegas më 3 prill, vetëm disa orë pasi morën pjesë në Grammy 2022 dhe bënë betimet për dashuri të përjetshme në një ceremoni surprizë. Megjithëse ata ende nuk ligjërisht burrë dhe grua.
“Këto i gjeta në telefonin tim,” shkroi Kourtney në Instagram disa foto nga ceremonia e tyre. “Një herë e një kohë në një tokë shumë, larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm shkuan në të vetmen kishëz të hapur me një Elvis [Presley] dhe u martuan (pa certifikatë martese).”- vazhdoi ajo më tej.
Deklarata e fundit e Kourtney në lidhje me lajmin e dasmës që i kapi të gjithë të papërgatitur, hedh poshtë zërat se ata janë martuar në mënyrë ligjore. “Ishte një shaka dhe diçka argëtuese për ta. Ata ishin jashtë në Delilah të dielën mbrëma pas Grammy-t dhe pinë disa pije dhe vendosën se do të ishte qesharake të shkonin në një kishëz dhe të “martoheshin””.- ka thënë një burim për E!News.
Megjithatë, duket se shumë shpejt gjërat do jenë serioze. “Travis dhe Kourtney po planifikojnë të martohen ligjërisht këtë vit”, shtoi burimi. “Ata kanë qenë të fokusuar në lindjen e një fëmije, por plani i tyre është të martohen para fundit të vitit”.
Kourtney ka tre fëmijë nga martesa e saj me Scott Disick, Mason, 12 vjeç, Penelope, 9 vjeç dhe Reign, 7 vjeç. Kurse Barker ka dy fëmijë Landon, 18 vjeç dhe vajza Alabama, 16 vjeç me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al