Festivali “UNUM” që po zhvillohet në Shëngjin ka mbledhur mijëra të rinj nga e gjithë bota në këtë vend turistik.
“UNUM”, festivali ndërkombëtar i muzikës elektorinke vjen me edicionin e tij të tretë, motoja e të cilit është: “Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin.”
Pikërisht kështu ka ndodhur këtë fundjavë, ku mijëra turistë shqiptarë e të huaj kanë shijuar festën e çmendur në Shëngjin.
Nuk kanë munguar as performancat live të cilat kanë elektrizuar atmosferën 24 orë, ku 75 artistë me famë botërore luajtën muzikë në tri skenat e improvizuara.
Përveç turistëve që po shijojnë festën dhe atmosferën, nuk kanë munguar as VIP-at shqipatrë, të cilët kanë zgjedhur pikërisht festivalin “UNUM” për t’u arratisur nga përditshmëria duke kaluar kohë të mirë me miqtë e tyre.
ÇFARË THONË PJESËMARRËSIT
Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrësit thonë se ky festival po i përmbush në maksimum pritshmëritë e ture duke shtuar se janë të surprizuar me bukuritë e Shëngjinit e Shqipërisë.
“Kam lindur në Gjenevë. Unë jam nga Martinejt. Më pëlqen ky Festival. Çdo gjë është shumë e mirë këtu. Më pëlqen ky festival, ka këngë të mira”.
“Vij nga Gjermania. Është hera ime e parë që vij këtu. Tradita është perfekte. E dua këtë vend pasi është një qytet vërtet i bukur”.
“Vij nga Kosova. Muzika është e mirë, koha është shume e mirë, njerëzit janë të mirë. Në përgjithësi atmosfera është e mirë dhe po kënaqemi si vitin e kaluar”, thonë pjesëmarrësit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al