Rutinat e përditshme të ndara të Donald Trump dhe Melania Trump, fillojnë me të presidentit amerikan, i cili ngrihet rreth orës 5:30 të mëngjesit, duke parë lajmet e duke bërë ndonjë status në “Twitter”.
Ndërkohë Zonja e Parë zgjohet në dhomën e saj të gjumit pak më vonë, sipas dy miqve të ngushtë të Trumps. Ajo pastaj përgatit djalin e tyre 12-vjeçar për në shkollë, që i kontrollon nëse i ka të gjitha detyrat e shtëpisë në rregull.
Në mes të zhurmë së administratës Trump, së fundmi për mënyrën sesi presidenti i ka paguar paratë për të heshtur Stormy Daniels, Melania është vendosur në një rutinë të qetë. Ndonjëherë edhe larg Donald Trump, ajo kujdeset për rritjen e djalit duke krijuar një vend për veten në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt për çështjet që Daniels dhe një tjetër femër, Karen McDougal thanë për bashkëshortin e saj. Por ajo ka filluar dukshëm që të rrisë profilin e saj, pavarësisht nga presidenti. Madje këtë të hënë ajo ka thirrur një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, një pamje publike që vetëm disa muaj më parë do të ishte thuajse e pabesueshme.
“Fokusi i saj i gjatë gjithë kohës ka qenë fëmija, dhe kjo konferencë ka për qëllim që të formalizojë rolin e saj që do të ketë për tre deri në shtatë vitet e ardhshme”, tha Stephanie Grisham, zëdhënësja e Melania-s. Ajo tha gjithashtu se Zonja e Parë do t’i kushtojë pjesën tjetër të presidencës Trump, çështjeve me të cilat përballen fëmijët sot dhe mirëqenien e tyre.
Martesat politike tentojnë të jenë më të komplikuara sesa shumica, por është e habitshme që Trumps nuk përpiqen që të jenë një front më i bashkuar.
Megjithëse të dy janë shumë të vetëdijshëm për fuqinë e imazheve vizuale, disa nga momentet e tyre të paharrueshme së bashku janë të çuditshme: Melania disa herë është filmuar teksa mundohet që t’i largojë dorën Donald Trump, teksa ky i fundit përpiqet të t’ia kapë atë.
Është e pazakontë të shihet një e moment i sinqertë i presidentit duke shijuar një çast të paplanifikuar me gruan e tij, ose edhe me Barronin, djalin e parë të ri në Shtëpinë e Bardhë që nga John F. Kennedy Jr në fillim të viteve 1960.
Presidenti dhe Zonja e Parë edhe gjatë kohës së tyre të lirë janë të ndarë, kanë thënë disa persona që i njohin mirë oraret e çiftit. Në festa të ndryshme apo fundjavë, teksa Donald Trump e shohim duke luajtur golf apo duke drekuar me politikanët, drejtuesit e biznesit dhe personalitetet e medias në oborr, Melania shpesh herë nuk shihet në mesin e tyre.
Sipas disa ndihmësve të tanishëm dhe të mëparshëm, presidenti dhe Zonja e Parë shpesh nuk hanë së bashku në Shtëpinë e Bardhë. “Shpenzojnë shumë pak kohë bashkë”, ka shtuar një mik i vjetër i Trump.
Ndërsa zëdhënësja e Melania-s, Grisham ka thënë se çifti presidencial kalon kohë së bashku. “Përveç udhëtimeve tek të presidentit, familja kalon shumicën e mbrëmjeve bashkë”, tha ajo. Ndërsa për Melania-n ka shtuar se ajo është e fokusuar në rolin e bashkëshortes, nënë dhe atë të Zonjës së Parë. “Kjo është e gjitha. Pjesa tjetër është vetëm zhurmë”, shprehet Grisham.
Përktheu: PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al