Detaje të tjera janë zbuluar nga dasma e Princ Harry-t dhe të fejuarës së tij, Megan Markle. Pallati Kensington ka postuar foto brenda kuzhinës ku do të gatuhet dreka e dasmës së vitit në kështjellën Windsor.
Kujtojmë se më 19 maj stafi i kuzhinës me në krye shefin Mark Flanagan, do të gatuajnë ushqimin e dasmës së shumëpritur mbretërore e cila do të mbahet në këtë kështjellë.
Ende nuk bëhet e ditur menuja, por Pallati Kensington thotë se po priten të gjitha furnizimet dhe kontrollet në mënyrë të përpiktë.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al