9 Mars, 2022

Brenda ‘muzeut magjepsës’ të koleksionit të pjatave nga Khloe Kardashian


Khloé Kardashian ka treguar për fansat e saj kureshtarë së si është e organizuar nga brenda dhoma tejmase e veçantë e cila është posacërisht për të mbajtur koleksionet e saj të shumta me pjata qelqi dhe ushqimet e sistemuara nëpër kavanozët e posaçëm.Ajo ndau imazhe të tyre përmes platformës Pooch të motrës, Kourtney, duke treguar syrin e saj të mprehtë për koordinim dhe kategorizim.

Bodrumi i kompletuar mirë jo vetëm që ofronte një vend për të ruajtur kavanozët e markave së biskotave, por gjithashtu kishte tabaka të cilat rrotullheshin, rafte me ndriçim, vazo me lule dhe kuti të etiketuara mirë.

Raftet e poshtme ishin të sistemuara për mallra të paketuara dhe të konservuara.

Ndërkohë, ylli i KUWTK-së siguroi që ajo të selektonte enët me të njëjtin font të thjeshtë të bardhë. Khloé jeton pranë nënës Kris Jenner në një rezidencë prej 37 milionë dollarësh, në Kaliforni, e cila gjithashtu kohët e fundit u dha fansave një pamje brenda shtëpisë së saj, ndërsa zbuloi një koleksion të jashtëzakonshëm dhe shumë të vlefshëm enësh të ruajtur në dhomën e saj të pjatave. Ndërsa shumica e njerëzve mjaftohen me hapësirën e ngushtë dhe të pluhurosur në dollap, personazhi televiziv i ka kushtuar një zonë të shkëlqyeshme me madhësi sa një dhomë gjumi për gamën e saj të gjerë të enëve të darkës së stilistëve dhe pjatave të personalizuara ‘Kardashian’.

Koleksioni gjigant, i ruajtur në mënyrë të përsosur në raftet e lëmuara të bardha nga dyshemeja deri në tavan, përmban 10 grupe setesh gjithsej, me pikat kryesore duke përfshirë një set filxhani dhe pjata Hermès 600 dollarë dhe një çajnik të kushtueshëm 650 dollarë nga sfera Herbarium e shtëpisë italiane të modës Gucci.

Diku tjetër kupat dhe pjatat shumë të koleksionueshme përmbajnë piktura të personalizuara të Kris dhe anëtarëve të tjerë të familjes, mes tyre Kim, Khloé, Kourtney dhe Rob apo dhe katër fëmijët e saj me burrin e parë Robert Kardashian.

Koleksioni i personazhit televiziv shtrihet edhe në enët e darkës Balcon du Guadalquivir të frymëzuara nga Andalucia nga Hermès, ku një pjatë e vogël do t’ju kushtojë 120 dollarë.

Pjatat me përmasa të rregullta kushtojnë 430 dollarë secila, ndërsa një vazo shoqëruese vjen me një vlerë marramendëse prej 2000 dollarësh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al