29 Shtator, 2017

Brenda ‘parkut të lojërave’ në shtëpinë e Sinan Hoxhës


Ansi, djali i këngëtarit Sinan Hoxha është një  vogëlush shumë i bukur dhe sigurisht në këtë moshë që ka, pasioni i tij janë lodrat, arushat, makinat dhe gjithçka tjetër që brenda mendjes së një fëmijë ka dukjen dhe konceptin e lodrës.

Si Sinani ashtu edhe Andrra janë shumë të dhënë pas djalit, duke qenë së është fëmija i tyre i parë.

Sinani ka angazhime në muzikë, por Andrra është ajo që  nuk i ndahet për asnjë çast vogëlushit.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto e video ku tregon sesa hapësirë zë vendi dhe lojërat e Ansit të vogël.

Duket se vogëlushi ka zënë një hapësirë të konsiderueshme me lodrat e tij në shtëpi, por kjo gjë nuk e mërzit aspak mami Andrrën, por përkundrazi e argëton  pafund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al