6 Mars, 2022

Britney Spears nxit dyshimet se mund të jetë martuar fshehurazi, ja detaji që nuk ju shpëtoi ndjekësve


Edhe një herë tjetër, këngëtarja e njohur Britney Spears ka lënë aludime për ndjekësit se mund të jetë martuar në fshehtësi me të dashurin e saj, Sam Asghari.

Dyshja janë duke shijuar disa ditë pushimesh së bashku, dhe gjatë kohësh që ata ishin larg njëri-tjetrin ajo publikoi në Instastory një video 1ë Sam i kishte dërguar asaj me breshkat që lëshoheshin në oqean.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Britney, ndau postimin në llogarinë e saj në “Instagram” me një mesazh që i bëri fansat të dyshojnë se dyshja janë martuar në fshehtësi.

Në postin e “Instagram”-it, këngëtarja i referohet Sam Asghari-t si “burri im”.

Fansave të këngëtares të cilët u ‘vërsulën’ nëpër komente për të marrë vesh të vërtetën.

Një fanse komentoi:

3 orë më parë ai ishte i fejuari juaj dhe tani është burri juaj? Mos jeni martuar?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al