4 Mars, 2022

Britney Spears, përqafon të fejuarin Sam Asghari teksa i uron ditëlindjen e 28-të dhe deklaron: “Dua një familje me ty”


Britney Spears duke më e dashuruar se kurrë me të fejuarin e saj, Sam Asghari, në ditëlindjen e tij të 28-të.

40-vjeçarja postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me të fejuarin ku shkruan: Gëzuar ditëlindjen të fejuarit tim… Të dua shumë… Dua të krijoj një familje me ty… Dua gjithçka me ty!!!

Çifti janë njohur në xhirmiet e videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016. Duke folur në një intervistë për marrëdhënien e tyre, Asghari tha:

“Unë kam dashur gjithmonë më të mirën për gjysmën time më të mirë dhe do të vazhdoj ta mbështes atë për të ndjekur ëndrrat e saj dhe për të krijuar të ardhmen që ajo dëshiron dhe meriton. Jam mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ajo po merr nga fansat e saj në të gjithë botën dhe mezi pres një të ardhme normale dhe të mrekullueshme së bashku”.

Kënëgtarja është nënë e dy djemve me ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat foto dhe video provokuese. Këtë të mërkurë ajo ndau një video teksa mbante veshur një fustan ë verdhë, që i nxirrte në së miri në pah format e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al