24 Maj, 2022

Brooklyn Beckham zbulon këshillën që i dha David gjatë dasmës së tij


Brooklyn Beckham ka hedhur dritë mbi këshillat që mori nga Davidi gjatë fjalimit të tij në dasmë.

Djali i madh i Beckham, 23 vjeç, u martua me aktoren Nicola Peltz, 27 vjeç, në pronën e saj të madhe familjare prej 76 milionë £ në një ceremoni prej 3 milionë eurosh në prill. Fjalimi i David ishte më i gjatë se të tjerët dhe plot komente të përzemërta, por edhe këshilla se si Brooklyn të jetë një bashkëshort i mirë. Duke folur për ‘British Vogue, i porsamartuari kujtoi: ‘ Ai tha: “Gjëja më e rëndësishme është ta bëni njëri-tjetrin të lumtur. Dhe ta trajtosh Nicolan si flori.”

Megjithatë, “Posh and Becks”(David dhe Victoria) nuk ishte dasma që frymëzoi çiftin.

Dasma e tyre ishte e pabesueshme dhe ato foto janë ikonike, por dasma nga e cila u frymëzuam më së shumti ishte Iman dhe David Bowie,” -pranoi aktorja e ‘Bates Motel’.

Brooklyn dhe Nicola shijuan një romancë të gjatë që e bënë publike për herë të parë në fillim në nëntor 2019, përpara se të fejoheshin në korrik 2020, vetëm tetë muaj më vonë. Ndonëse lidhja e tyre filloi në 2019, ata në fakt u takuan për herë të parë në vitin 2017, në festivali muzikor Coachella në Kaliforni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al