4 Prill, 2022

Bruno Mars ‘kryqëzohet’ nga fansat, veprimi i tij në Grammy krahasohet me shuplakën e Will Smith në Oscar


Shikuesit e mbrëmjes së ndarjeve të çmimeve ‘’Grammy’’ kanë mbetur të shokuar nga verpimi i këngëtarit, Bruno Mars. Teksa u ngjit në skenën madhështor për të marrë çmimin si ‘’Rekordi i Vitit’’, ai ndezi çuditërisht një cigare.

Pasi doli përballë audiencës për të marrë vlerësimin e merituar, vendos një cigare në gojë. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë veprim të këngëtarit, ku ka edhe nga ata që e cilësojnë veprimin e tij më tronitës sesa shuplaka e Will Smith ndaj komedianit të njohur, Chris Rock.

Një person shkroi në Twitter: ‘’ Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën e Grammy neë mes të dorëzimit të një çmimi, a mund të flasim pak për këtë sesa Will Smith tani?
Ndërsa dikush tjetër shkroi: ‘’ Muzikë e shkëlqyer, por Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenë? Një koncert që unë nuk do të shkoj kurrë’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al