22 Shtator, 2017

Buffon baba për herë të dytë, Ilaria në pritjen e ëmbël…?


Bashkëshortja e portierit të njohur të ekipit italian Juventus, njëkohësisht dhe prezantuesja e ‘Sky’, Ilaria D’Amico ka qenë jo pak herë në qendër të thashethemeve.

Sipas revistës italiane ‘Oggi’, hidhen dyshimet për një shtatzëni të mundshme të D’Amico.

Thashethemet e përsëritura  ‘nën zë’, që revista ‘Oggi’ ka siguruar nga ambiente të ndryshme, pretendojnë se  Ilaria është së paku tre muajshe.

 

 

Sigurisht që nëse lajmi është i vërtetë , shtatëzania do ta detyrojë D’Amico-n të heq dorë nga programi i saj ‘Sky Calcio Show’ , por gjithashtu t’i thotë lamtumirë stërvitjeve të shumta fizike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al