Dasma e Besit dhe Xhensilës është padyshim një nga dasmat që do të mbahet mend në showbizin shqiptar, për vetë atmosferën e bukur të krijuar nga çifti, veshjen si në përralla të Xhensilës, por edhe për listën e gjatë të 400 të ftuarve, të cilët vallëzuan dhe u kënaqën deri në orët e para të mëngjesit në ambientin e Pallatit të Brigadave.
Por një detaj shumë i rëndësishëm nga dasma më e përfolur në Tiranë, është edhe menuja që çifti kishte zgjedhur si pjatën e parë. Ata kishin preferuar që kjo pjatë të ishte tipike tradicionale shqiptare. Sikundër do të shihni edhe në foton e mëposhtme, bukë misri me domate dhe dhallë ishte edhe pjata e parë që u shërbye për dasmorët e ftuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al