Ndoshta është një moment në martesën e një femre që ajo ka më shumë gjasa të bjerë në krahët e një tjetri.
Shkenca ka studiuar fenomenin se pse gratë tradhtojnë dhe cilat janë shkaqet. “Victoria Milan” është faqja që është marrë me studimin e marrëdhënieve jashtëmartesore.
Sipas këtij studimi, ka një moshë që gratë kanë më shumë gjasa që të tradhtojnë, e ajo moshë është pikërisht 37 vjeç.
Nga përfundimet tyre rezulton se mosha mesatare e femrave që tradhtojnë në gjithë botën është 36.6, saktësisht 7 vjet pas martese, duke pasur parasysh që mosha mesatare e martesës është 29 vjeçe.
Ndërkohë themeluesi i “Victoria Milan”, Sigurd Vedal ka shpjeguar se pse ai mendon që femrat e martuara tradhtojnë.
“Ndoshta ngaqë bashkëshorti i tyre nuk u jep vëmendjen dhe respektin që dëshirojnë. Ndoshta ato ende dashurojnë partnerët e tyre, por ka pak vanitet në martesë…Cilado qoftë arsyeja, tradhtia i ndihmon të martuarat të rizbulojnë gjallërinë e jetës, sensualitetin e tyre, pasionin fizik që u ka munguar. Këto janë nevoja universale, dhe kënaqësi seksuale është diçka që miliarda prej nesh kanë të përbashkët, pavarësisht ndryshimeve të tjera që kemi”, thotë Vedal, shkruan TCH.
Pra burra, nëse doni të mbani në shtrat gratë tuaja, dhe të jenë vetëm tuajat, kushtojini shumë vëmendje sidomos në ditëlindjen e tyre të 37.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al