Aktori i famshëm Tom Holland është i mendimit se “burrat e shkurtër bëjnë më shumë seks”. Këtë e ka lënë të nënkuptohet pasi bëri ‘like’ një postim në rrjetet sociale ku pretendohej kjo gjë.
Aktori i Spider-Man, i cili është 173 cm i gjatë, aktualisht është në lidhje me kolegen e tij, Zendaya, që është 179 cm e gjatë.
Dhe në fillim të kësaj jave, sipas The Sun, Holland pëlqeu një foto të shpërndarë nga LADBible, ku shkruhej: “Sipas The Journal of Sexual Medicine, meshkujt më të shkurtër janë seksualisht më aktivë sesa meshkujt më të gjatë, e kush do ta mendonte?”
Shkrimi u shoqërua me një fotografi të Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito nga filmi i tyre i vitit 1998 “Twins”.
Ndërkohë çifti foli për diferencën e tyre të vogël në gjatësi në një event të promovimit të filmit “Spider-Man: No Way Home”.
Holland tha se ideja që kjo gjë mund t’i shkaktojë probleme në marrëdhënien e tyre është një supozim idiot.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al