27 Shkurt, 2018

Burrë e grua rrihen me kamxhik sepse luajtën… një lojë fëmijësh (FOTO)


Rrahje me kamxhik është dënimi që dy të krishterë indonezian morën në provincën Banda Aceh të martën, pasi ata kishin luajtur në kënd lojërash për fëmijë.

Kjo lojë shihet nga autoritetet në provincën konsevatore muslimane si ‘lojë e fatit’ dhe sipas tyre shkel ligjin e Sheriatit, shkruan “Daily Mail”.

Ndërkohë rreth 300 veta ishin të pranishëm në këtë rrahje, të cilët mbanin telefonat e tyre mobil për të regjistruar.

Banda Aceh është e vetmja provincë indoneziane që imponon ligjin e sheriatit dhe njerëzit duhet të kenë kujdes nga një sërë veprash, si: bixhozi, alkooli, seksi mes homoseksualëve ose marrëdhënia jashtë martesore.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al