Fatjon Kuqari duket se tashmë është fokusuar vetëm tek Ana Kauri, pas prishjes së raportit që pati me Melisa Lleshin.
Ditën e djeshme, në “Përputhen” u transmetua takimi i dytë mes tyre, i cili hapi shumë debate në studio.
Në të nuk munguan dënimet dhe kafshimet e duket se dyshja është në rrugën e duhur për të dalë çift nga ky emision.
Kjo pasi vetë Fatjoni deklaroi se Ana mund të hyjë në zemrën e tij.
Megjithatë, teksa ishin ulur e po bisedonin, Kauri i kërkoi një gotë ujë, por 26-vjeçari refuzoi t’ia jepte për shkak të mënyrës se si ia tha.
Kjo nxiti shumë debate në studio ku nuk mungoi as komenti i opinionistit, Arjan Konomi.
Pjesë nga biseda:
Fatjon Kuqari: Unë s’jam kamarier aty që më thotë ajo ‘ik merr ujin’. Aty ishte me mua ta merrte.
Arjan Konomi: E merrje ti.
Fatjon Kuqari: Nuk e marr. Mos bëni kot duke thënë se e trajtoj keq tani se e dini shumë mirë se si e tha ajo.
Arjan Konomi: Po bëji qejfin një vajze, edhe po mos të ketë të drejtë, dhe po t’ja fusë kot, edhe po ta ketë gabim.
Fatjon Kuqari: Pse t’i bëj qejfin kur s’e meriton?! Pse më akuzon se nuk e trajtoj mirë? Unë s’e kisha problem fare të merrja një gotë ujë, po mos thuaj fjalën e keqe.
Arjan Konomi: Nuk po të akuzoj. Mbase i pëlqen edhe kësaj (Anës) që t’i sillesh kështu edhe lidhuni të dy. Se po t’i çosh një gotë ujë e t’i qërosh gështenja si Arbri e quan veten ‘burrë leshko’.
Përderisa mashkullariteti ka mbetur tek një gotë ujë, le ta mbajë aty se i paska mbetur se na u ngrite në këmbë këtu në mes të studios. E kupton sa i papjekur je sa thua ‘edhe jetën e jap po një gotë ujë nuk i çoj’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al