8 Mars, 2018

Burri e tradhtonte me 70-vjeçaren, gruaja e kërcënon me gërshërë dhe e hedh nga dritarja


Një grua 31-vjeçare rrezikon të hyjë në burg, pasi kërcënoi partnerin e saj që e kishte tradhtuar.

Charlotte Laudat mori gërshërët dhe kanosi Simon se do ta vriste për një foto lakuriq të një 70-vjeçareje, të cilën 40-vjeçari e kishte të ruajtur në telefonin e tij.

Sipas mediave të huaja, 31-vjeçarja nuk ngurroi që të përdorte gërshërët si armë duke e goditur partnerin e vet 8 herë në fytyrë. Përballë këtij sulmi, Simon pa si zgjidhje hedhjen nga dritarja e kuzhinës, ku si pasojë e rënies theu të dyja këmbët.

Ish-çifti tashmë ka përfunduar në gjykatë, ku Simon pranoi se kishte një lidhje intime me 70-vjeçaren, të cilës partnerja e tij i gjeti foton lakuriq, ndërsa vetë Charlotte rrezikon që të përfundojë pas hekurave për pak kohë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al