20 Mars, 2018

Burri i kërkon divorcin, gruaja i shkruan të dashurës së tij


Një vajzë nga Tirana duket se është mashtruar keq nga i dashuri i saj. Ajo pretendonte se ishte në një lidhje serioze dhe kishte planifikuar fejesë.

Por sipas gazetares së “Aldo Morning Show” pas gjithë diskutimeve për fejesë vajza ka marrë një lajm aspak të mirë. Burri me të cilin ajo ishte lidhur ishte i martuar.

“Përmes një email-i gruaja i shkruan të dashurës së burrit të largohej prej tij, sepse ishte i martuar dhe tashmë po kërkonte divorcin prej saj. Vajza ka kërkuar sqarim prej të dashurit, i cili i kishte thënë se ka nisur procedurat e divorcit për të. Por marrëdhënia e tyre pas këtij lajmi është stopuar”, tha gazetarja./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al