2 Nëntor, 2017

Burri puthje pasionante me një tjetër, Almeda Abazi shpërthen keq ndaj mediave


Në muajin shkurt, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman në një ceremoni intime në SHBA.

Pas kthimit në Turqi, dyshja iu rikthye projekteve në punë dhe Tolgahan momentalisht po punon për xhirimet e filmit ‘Perla e Zezë’. Në filmin në fjalë, ai dhe aktorja Hande Erçel luajnë rolin e  dy të dashuruarve dhe së fundmi kanë xhiruar një skenë puthjeje pasionante.

54391-640-0-59fb1cabb1c5a

Fotot e skenës kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shqetësuar veçanërisht fansat e Almedës, të cilët e kanë paralajmëruar aktorin që t bëjë kujdes sepse ‘puthjet janë të rrezikshme’, shkruan Xing.

Almeda ka reaguar ashpër, duke i quajtur portalet të neveritshme.

Almeda shkruan në Instagram: Kushdo që e ka bërë këtë lajm të neveritshëm, dijeni që nuk bëhet lajm vetëm që të lexohet. Jeni të neveritshëm! 1.Partneri im. Që kur është bërë për lajm vizita në punën e partnerit? 2.Kam ndenjur deri në mëngjes në xhirime sepse nuk rrija dot vetëm në shtëpi. Shkova të shikoja “skenën e çajit me Azizin”. 3.Unë e di shumë mirë me kë jam martuar. A nuk ka ardhur koha të hiqni dorë nga lajmet budallalliqe të xhelozisë?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al