Ngjyra vjollcë si kumbulla, rrushi në vishnje të errët, frymëzim përrallor për makijazhin. Kjo është një prirje që të sjell në mendje shtrigat, duke luftuar për të mirën apo të keqen, ne nuk e dimë.
Megjithatë ngjyrat e forta dhe të errëta i bëjnë buzët të duken më të bukura.
Marchesa, Marc Jacobs, Giles, dhe Emanuel Ungaro ofruan të tillë grimi në muajin e modës, duke na bërë të kuptojmë se këto do të jenë disa nga tendencat e vjeshtë-dimër për buzët. Sigurisht një look i tillë ëshët shumë ‘i frikshëm’ për tu aplikuar çdo ditë të javës apo për tu aplikuar në mëngjes, por me siguri mbremjet e vona dhe eventet ekskluzive mund të jenë momentet perfekte për të guxuar me një buzëkuq të tillë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al