10 Mars, 2022

Calvin Harris i jep fund lidhjes së tij 4 vjeçare me modelen e njohur


Dj i njohur, Calvin Harris, thuhet se është ndarë nga e dashura e tij Aarika Wolf pas katër vitesh.

Çifti dyshohet se përjetoi një krisje në marrëdhënien me modelen, për shkak të udhëtimeve të tij të shpeshta larg nga shtëpia e tyre në SHBA në fermën e tij në Ibiza.

Një burim për ‘The Sun’ tha: “Ndarja e tyre është miqësore, por marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar për shumë kohë. Calvin donte të kalonte më shumë kohë larg SHBA-së, duke përfshirë edhe fermën e tij në Ibiza, por Aarika është e vendosur në Shtetet e Bashkuara. Ai ka një vit të ngarkuar me shumë shfaqje të prenotuara që do të thotë se ai do të jetë larg  shtëpisë.

Ata diskutuan  për të ardhmen e tyre si çift dhe vendosën se tani është një kohë e mirë për të dy. Është me të vërtetë e trishtueshme, por të dy e dinë se është për më të mirën.”

Ylli i muzikës në krye të listave u takua me Rita Orën nga viti 2013 deri në qershor 2014 dhe më pas, nga marsi 2015 deri në qershor 2016, nisi një romancë me Taylor Sëift. Dyshja, të cilët nuk janë fotografuar për disa kohë, fillimisht filluan të takoheshin në vitin 2014, pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të Calvin për këngën e tij Blame.

Gjithashtu katër vite më parë, çifti ishte përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në LA, pasi Aarika u përplas me një makinë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al