4 Mars, 2022

Camila Cabello flet për herë të parë rreth ndarjes nga Shawn Mendes:”Kishim të tjera prioritete”


Lidhja mes Camilla Cabellos dhe Shaën Mendes mori fund rreth tre muaj e gjysmë më parë.

Çifti e ka zbuluar vetë këtë fakt, duke u shprehur se pavarësisht dashurisë që ende ndjejnë për njëri-tjetrin, ka disa “faktorë” të tjerë që ata nuk i kishin për ta mbajtur marrëdhënien akoma.

Së fundmi, gjatë një interviste Camilla ka zbyuluar se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj Shawn Mendes pas ndarjes së tyre, dhe ajo që e çoi në ndarje ishte proçesi i rritjes.

“Ato vite që ishim së bashku – fokusi im ishte vetëm, ‘Si mund të jetoj një jetë të lumtur dhe të jem në një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme?’” i shpjegoi Camila.

Ndër të tjera ajo ka treguar se ende po “mësojnë se si të jenë të shëndetshëm” pas ndarjes së tyre.

Kjo fatkeqësisht do të thotë se ata duhet të fokusoheshin në karrierën e tyre, dhe jo tek njëri-tjetri.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al