Objection, your honor!!
Camille Vasquez dhe Johnny Depp nuk kanë patur asgjë mes tyre dhe këtë e tha vetë avokatja më e famshme në botë për momentin. Camille ka thyer heshtjen më në fund dhe ka folur rreth asaj që u raportua gjatë gjithë gjyqit: lidhja me Johnnyn.
Në një intervistë me ‘People’ Vasquez reagoi ndaj spekulimeve të fansave se ajo ishte në lidhje me aktorin e ‘Pirates of the Caribbean’. “Unë mendoj se kjo vjen me territorin e të qenit një grua që thjesht bën punën e saj,” tha ajo. “Është zhgënjyese që disa media e shoqëruan atë ose thanë se ndërveprimet e mia me Johnny-n – i cili është mik dhe unë e njoh dhe përfaqësoj prej katër vitesh e gjysmë tashmë – në çfarëdo mënyre ishin të papërshtatshme ose joprofesionale”.
Duke reflektuar mbi gjyqin gjashtë-javor, Vasquez shpjegoi se ajo kujdeset shumë për klientët e saj, duke vënë në dukje se i gjithë ekipi ligjor, përfshirë Depp, janë afruar gjatë punës së bashku.
“Ky njeri po luftonte për jetën e tij dhe më theu zemrën kur e shihja atë ditë pas dite të ulej atje dhe të dëgjonte akuzat më të tmerrshme që po bëheshin kundër tij,” -i tha ajo ‘People’. “Dhe nëse do të mund të siguroja pak ngushëllim, atëherë sigurisht që do ta bëja këtë, pavarësisht nëse do ta mbaja për dore apo duke e lënë të kuptojë se ne ishim atje dhe do të luftonim për të sepse ai e meritonte”.
Ajo tha se ndonëse thashethemet për lidhjen e saj me Depp janë seksiste, ato nuk e tronditin atë.
“Është gjithashtu një akuzë joetike që po bëhet,” -tha ajo. “Është për të ardhur keq dhe është zhgënjyese, por në të njëjtën kohë vjen me punën. Nuk mund të them se isha shumë e befasuar.”
Vasquez dhe Benjamin Chew përfaqësuan Depp gjatë gjyqit për shpifje kundër Heard pasi ajo shkroi një shkrim të vitit 2018 për ‘The Washington Post’ duke etiketuar veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Eseja e Heard nuk e përmendi Depp me emër. Megjithatë, avokatët e Depp-it argumentuan se shkrimi i saj ishte pjesë e një “mashtrimi të përpunuar”.
Avokatja, e cila së fundmi u bë partnere në firmën ligjore ‘Brown Rudnick’, u kthye në një personazh të famshëm në Internet gjatë gjyqit. Postimet dhe dedikimet për të në TikTok e rrjete të tjera sociale janë të panumërta teksa ajo krijoi një bazë fansash mes mbështetësve të Depp, diçka që Vasquez nuk e priste.
“Është qesharake, por edhe surreale. Është dërrmuese, por vërtet besoj se deri në masën që mund t’i frymëzoja gratë e reja të qëndronin në shkollë, të punonin shumë dhe ndoshta të ndiqnin një karrierë në drejtësi, atëherë ia vlente gjithçka sepse kjo është ajo që është e rëndësishme në fund të ditës”, thotë ajo. “Dhe TikTok është mediumi i ri për komunikim dhe kjo është mënyra se si të rinjtë dhe njerëzit në përgjithësi komunikojnë me të vërtetë, marrin lajmet dhe frymëzohen. Pra, nëse është forumi, kështu qoftë.”
Vasquez, e cila ka një të dashur, thotë se është shumë e lumtur në marrëdhënien e saj dhe thekson se është joetike për ta të dalin me klientët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al